Sunday, February 16, 2014

Per floke qe bien!


Kunder rrenjes se flokeve si per femra ashtu dhe per meshkuj.
Kjo maske ka rezultuar shume efektive!

Perbersit:
- 1 luge vaj ulliri
-1 luge mjalt
-1 luge kanelle pluhur,

Pergatitja:
Vajin ngroheni,pastaj shtoni mjalitin dhe kanellen, I perzieni mire e mire dhe ne gishta shperndajeni ne rrenje,,lereni per 15-20 min,dhe lajeni flokun si zakonisht,, perdoereni 2 here ne muaj.

Ujë me limon , kastravec dhe xhenxhefil - redukton peshën dhe barkun në pak ditë:


Kjo recetë është shumë e fuqishme. Kjo është arsyeja pse ajo është quajtur si "Ujë Sass".

Xhenxhefil, limon dhe kastravec janë komponentet të cilat garantojnë rënien në peshë dhe të barkut në disa ditë.

Dhe nenexhiku sherben për të përmirësuar shëndetin dhe ndihmon ne tretjen e ushqimit.

Qëllimi është për të pire "Ujin Sass " gjatë ditës, sidomos gjysmë ore para ushqimit.

Ejani të mësojnë recetën

Perberesit :
- 2 litra ujë
- 1 lugë çaji xhenxhefil i grire
- 1 kastravec i mesem i prere ne feta
- 1 limon i mesem i prere ne feta te holla
- 12 gjethe nenexhik

Si përgatitet :
Përzieni të gjithë përbërësit në një kavanoz dhe i vendos ne frigo natën për të pushuar nga një ditë në një tjetër.

Konsumoni kete përgatitje gjatë gjithë ditës sa here qe keni etje, dhe keshillohet të pihet një orë e gjysmë nje gotë para ushqimit.

Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare


Kakaoja mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet, kuron gjendjen shpirtërore. Ajo ka të gjitha vetitë e çokollatës.Stimuluese, antidepresive, për çdo nevojë afrodiziake. Për disa persona nuk ka shumë ndryshime nga një drogë. Kakaoja, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore. Të mos i ngatërrojmë me "flavanoli"-t e verës, të cilat mungojnë te kakaoja. Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Pak kakao mund t‘i japë një shtysë kujtesës. Kakaoja, si çaji dhe kafeja, përmban substanca të ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave. “Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve. Kakaoja përmban Flavan-3-ols, një përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut. Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që ju mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, mos harroni edhe çokollatën e zezë, e cila ju mbron nga rreziku i vdekjes.

Infarkti i zemres, shenjat dhe simptomat:



Kur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë.


Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks.

Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur.

Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje.
Ndërsa ndjeshmëria mund të jetë e lehtë dhe e rëndë. Nganjëherë mund të jetë si dispepsi ose djegie stomaku. (Simptomat e anginës mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër).

Shenjat dhe simptomat tjera të shpeshta
Siklet në pjesën e sipërme të trupit, në njërën ose të dy duart, shpinë, qafë, nofull ose në pjesën e sipërme të stomakut.
Frymëmarrje e shkurtër
Nauze (mundim në lukth), vjellje, marramendje, djersitje
Problemet me gjumë, lodhja dhe mungesa e energjisë, janë simptoma të tjera që mund të shfaqen

SPECAT DJEGES DHE VETITE E TYRE:


Specat djeges janë jashtëzakonisht të shëndetshem dhe duhet të përfshihen në dietën tuaj. 

Piperkat ndihmojne kunder migrenës dhe dhimbjes se kokes. Studimet tregojnë se specat djegës mund të ofrojnë lehtësim te dhimbjeve nga migrena dhe sinoziti. Capsaicina eshte kimiku që i bën specat te jene djegese ajo eshtë e njohur se pengon një neuropeptide kyç, substancen P që është çelësi i transmetimit te dhimbjeve ne tru. Speca djegs per parandalimin dhe lehtësimin e sinozitit .Piperkat nxitin sekrecionet qe ndihmojne në pastrimin e mukozes nga hunda.Ato gjithashtu përmbajne veti antibakteriale që ndihmojnë per te luftuar infeksionet kronike te sinozitit.

Specat djeges luftojne kancerin.Capsaicina jo vetëm shkakton djegje ne gjuhe por ajo gjithashtu drejton qelizat e kancerit të prostatës për të vrarë veten, në bazë të studimeve të publikuara capsaicina shkaterron rreth 80 për qind të qelizave te kancerit të prostatës.

KARROTA vetite dhe verat e saj:


Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gram është ilaç efikas te të sëmurët, që vuajnë nga anemia. Karota në periudhë rekord e rregullon pastrimin e gjakut. Këshillohet që të gjithë ata persona që vuajnë nga anemia, të konsumojnë minimalisht 2 karota që qëruara çdo ditë, ndërkohë që në ushqimet e tyre nuk duhet të mungojë asnjëherë karotat. Vetëm përdorimi i përditshëm i karotave sjell eliminimin e problemeve me gjakun dhe ul riskun për sëmundje të tjera.

Problemet qe shfaqen nga mungesa e vitaminave


Mungesa e zgjatur e një lloji të caktuar ushqimi, mund të çojë në shfaqjen e sëmundjeve, siç mund të jetë mungesa e vitaminës A, që çon në shfaqjen e verbimit. Varfëria apo neglizhenca e theksuar në pasurimin e ditës ushqimore të përditshme është bërë shkak i shpërthimit të qindra sëmundjeve të ndryshme, të cilat kanë bërë edhe më të vështirë jetesën. Eshte e nevojshme mbajtja e një diete të shëndetshme, që na ndihmon të jetojmë më gjatë dhe larg sëmundjeve.

Ndërkohë që vitaminat luajnë një rol të veçantë në mbarëvajtjen e punës së organizmit, sasia e domosdoshme e tyre mund të sigurohet nga dieta e përditshme. Ne rastin e këtyre mungesave mund të përdoren suplemente ose shtesa ushqimore për të ndihmuar parandalimin e shfaqjes së sëmundjeve. Në këtë kategori bëjnë pjesë gratë shtatzëna, gratë në laktacion, fëmijët e vegjël deri në moshën e adoleshencës. Po ashtu dhe të moshuarit dhe vegjetarianët.

Ushqimet e pasura me Vitamine A

Një dietë e varfër me vitaminë A ka efekte shumë negative tek shikimi, duke shkaktuar edhe verbërim. Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A, është ulja e aftësisë shikuese pas perëndimit të diellit. Prindërit mund ta kuptojnë që fëmija ka këtë sëmundje pasi në muzg, po qe se ka pak dritë fëmija nuk është në gjendje të njohë personat, nuk luan dhe ben lëvizje me vështirësi. Fëmija, ose i rrituri, me këto simptoma duhet ti drejtohet mjekut. Për të parandaluar mungesën e vitaminës A duhet të konsumohen disa lloje ushqimesh që përmbajnë këtë vitaminë. Më të përdorshmet janë : qumështi i gjirit dhe ushqimet me origjinë shtazore si mëlçia, e kuqja e vezës, qumështi i lopës, zarzavatet me ngjyrë jeshile të errët, si spinaqi, dhe perimet me ngjyrë të verdhë e të kuqe (karrotat, specat, domatet). Duhet të theksojmë se edhe frutat e freskëta përmbajnë vitaminën A.

Trupi ynë ka nevojë për lloje të ndryshme proteinash, por asnjë ushqim nuk i përmban të gjitha këto lloje. Prandaj është e rëndësishme të hahen ushqime të ndryshme për të përthithur të gjitha proteinat që i duhen trupit.

Kivi ul rrezikun e mpikjes se gjakut:



Studimet norvegjeze po ashtu kanë treguar se kivi mund të veprojë ngjashëm si aspirina në parandalimin e problemeve të zemrës.
Hulumtuesit kanë përcjellë dhjetëra persona vullnetarë të cilët kanë konsumuar dy deri në tre kivi për 28 ditë radhazi. 

Rezultatet kanë treguar se konsumimi i kësaj frute ul agregimin e pllakëzave të gjakut dhe ul nivelin e triglicerideve në plazmë për 15 për qind në krahasim me grupin kontrollues.

Ky veprim është i ngjashëm me atë të cilin e shfaq aspirina, e cila shpesh përshkruhet si një mjet parandalues për sulmet në zemër dhe tru.

Autorët e studimit thonë se përbërësit e grupit të polifenoleve mund të jetë përgjegjëse për efektin e hollimit të gjakut.
Kivi është edhe një prej pemëve më të pasura me lëndë ushqyese, pasi mban shumë vitamina dhe minerale.

Portokalli forcon kockat dhe imunitetin:



Portokajtë janë të pasur me vitaminë C dhe vitaminë A. Por, ky është vetëm fillimi i tregimit. Ato ndihmojnë tretjen, forcojnë qarkullimin e gjakut dhe zemrën. Por, edhe pse të gjithë e preferojmë lëngun e tyre, më e mira është t’i hamë të plota.

A e dini se portokajtë u japin fuqi organeve kryesore dhe e pastrojnë organizmin?

Portokalli pastron gjakun dhe përmirëson qarkullimin e tij, pastaj ka ndikim pozitiv në mineralizimin e kockave.

Por shumica e bëjnë një gabim – pinë vetëm lëngun në vend se ta konsumojnë frutën e plotë. Në këtë mënyrë humbin shumë elementë të rëndësishme përbërës të saj, siç
janë fibrat.

Veç tjerave, fibrat janë shumë të shëndetshme, pasi ato janë shumë të mira për sistemin tretën dhe lehtësojnë zbrazjen e zorrëve. Përbërësit e portokallit po ashtu ndihmojnë në uljen e kolesterolit, pastaj janë të dobishëm edhe për ruajtjen e sheqerit në vlerat e normales në gjak.

Vetëm një portokall në ditë ul rrezikun për goditje në tru deri në 19 për qind. Madje edhe lëvorja e portokallit është e rëndësishme, pasi shton apetitin, ndërsa ndihmon edhe te fryrjet dhe ngërçet e lukthit.

Kockat, dhëmbët dhe imuniteti
Portokajtë janë të pasur me kalcium, i cili është elementi më i rëndësishëm për të pasur kocka dhe dhëmbë të shëndetshme.
Vitamina C, po ashtu e pranishme në sasi të lartë në të gjitha agrumet, stimulon prodhimin e qelizave të bardha të gjakut në organizëm, duke përmirësuar kështu imunitetin.

Po ashtu, nëse dëshironi të parandaloni infeksionet virusale, hani vazhdimisht portokaj. Përveç kësaj, konsumi i rregullt i portokajve ul edhe rrezikun për të zhvilluar gurrëz në veshka.
Megjithatë nëse për ndonjë arsye shëndetësore portokalli tretet vështirë nga organet tuaja të tretjes, preferohet ta zëvendësoni atë me grejpfru.

Maske me karrote per nje fytyre rrezatuese edhe ne dimer


Karrotat jane nje central elektrik i shendetit per lekuren e fytyres dhe te trupit.,jane te pasura me hekur dhe vitamina.Karrotat jane ne dispozicion gjat gjithe vitit dhe do ju ndihmojne per te bere receta te mrekullueshme bukurie.Maskat e bera ne kushte shtepie me karrote jane ideale per te balancuar yndyren ne lekure,por e perzier me perberes tjere si :avokado ose vaj ulliri ,kjo maske eshte e dobihme per lloje te ndryshem te nevojave .Trajtimet ne kushte shtepie me karrote ,do ju mundesojne : lekure te hidratuar,disifektojn dhe te japin ngjyre lekures,ne te njejten kohe kujdesen :per lekure te thate pika te zeza dhe rrudhat.po ju paraqes nje maske per te gjithe llojet e lekures :

Maske me karrota ne kushte shtepie :
-merrni nje karrote,ziejeni ne avull --ne menyre qe te kete me shume vlera ushqyese per lekuren)
- shtypeni me nje pirun,duke krijuar nje pure te bute
-shtoni nje luge vaj ulliri ose vaj rozmarine (ju qe keni fytyre me yndyre shtoni gjysme luge vaj ,ndersa per fytyre te thate mixe dhe normale nje luge)
-shtoni 8 pika leng limoni (ju qe keni fytyre te thate) dhe nje luge ( ju qe keni fytyre me yndyre )
-Përzierja duhet të jetë as shumë e hollë e as shumë të trashe . Për të arritur qëndrueshmëri e dëshiruar , shtoni dhe pak qumesh
-Aplikoni maskë në fytyrën tuaj të pastër dhe ne zonen e qafës , shmangni zonen e syve dhe te gojes,
-Lereni 10 - 15 minuta .shperlarja te jete me ujë të vakët . pas larjes aplikoni kremin qe perdorni zakonisht