Sunday, February 16, 2014

Infarkti i zemres, shenjat dhe simptomat:



Kur qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen ndërpritet papritur në një pjesë të muskulit të zemrës, atëherë ndodh sulmi në zemër (infarkti i miokardit). Sulmi në zemër është një nga ‘vrasësit’ lider të të dyja gjinive, por lajmi i mirë është se ekzistojnë terapi të shkëlqyera, të cilat mund të shpëtojnë jetë.


Jo të gjithë infarktet fillojnë papritur me dhimbje gjoksi, ashtu si tregohen nëpër filma. Studimet kanë treguar se 1/3 e pacientëve që kanë përjetuar infarkt nuk kanë pasur dhimbje në gjoks.

Shenjat dhe simptomat e sulmit në zemër dallojnë nga personat e ndryshëm, diku janë më të lehtë, diku më të rëndë. Ka njerëz që nuk kanë aspak simptoma – ky quhet infarkti i heshtur.

Dhimbja në gjoks ose sikleti – është simptoma më e shpeshtë. Në shumicën e rasteve lajmërohet në qendër ose në anën e majtë të gjoksit, zgjat pak minuta ose largohet dhe lajmërohet përsëri. Sikleti mund të jetë si presion, ngushtim, plotësi ose dhimbje.
Ndërsa ndjeshmëria mund të jetë e lehtë dhe e rëndë. Nganjëherë mund të jetë si dispepsi ose djegie stomaku. (Simptomat e anginës mund të jenë të ngjashme me ato të një sulmi në zemër).

Shenjat dhe simptomat tjera të shpeshta
Siklet në pjesën e sipërme të trupit, në njërën ose të dy duart, shpinë, qafë, nofull ose në pjesën e sipërme të stomakut.
Frymëmarrje e shkurtër
Nauze (mundim në lukth), vjellje, marramendje, djersitje
Problemet me gjumë, lodhja dhe mungesa e energjisë, janë simptoma të tjera që mund të shfaqen

No comments:

Post a Comment