Saturday, February 15, 2014

Hudhra e mbron dhe e ripërtërin indin e dëmtuar të zemrës:


Pos se e rregullon shtypjen e gjakut dhe nivelin e kolesterolit e të sheqerit në gjak, efekti i hudhrës e mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e qelizave. Sipas hulumtimeve të universitetit Emori, hudhra e mbron indin e zemrës dhe parandalon shkatërrimin e tij.

Substancat që posedon hudhra ndikojnë në mitodokritë, që kanë për detyrë krijimin e energjisë në trup. Ndërprerja e oksigjenit dhe qarkullimit të gjakut i dëmton midokritë që mund të shkaktojë vdekjen e qelizave.

Përbërja kryesore që posedon hudhra është alicina, që ka ndikim kundër viruseve, helmimeve, parazitëve të ndryshëm dhe antioksidues. Pos kësaj, përdorimi apo konsumi i hudhrës në mënyra të ndryshme e rregullon apo stabilizon shtypjen e gjakut, pastaj e rregullon sasinë e kolesterolit dhe të sheqerit në gjak.

Tuesday, October 22, 2013

Eliksiri i rinisë së përjetshme ekziston


E ardhmja do të “sjellë” njerëz me rini të përjetshme. Për më tepër, zbuloni detajet e mëposhtme të studimeve të fundit shkencore…


Fantashkenca
A do të ketë një të ardhme në të cilën raca do të ndahet në dy lloje: gjenetikisht e shëndetshme dhe e pasur nga njëra anë dhe e varfër dhe e sëmurë nga ana tjetër, ashtu siç është imagjinuar nga shumë shkrimtarë të fantashkencës? Për momentin kjo gjë nuk mund të dihet, edhe pse shkenca po punon fort për këtë çështje. Sipas biologut amerikan, Lee Silver, progresi në gjenetikë dhe klonimi do të mund të krijonin njeriun e pasur të shekullit të njëzetedytë, si dhe prodhimin e një lloj “bebeje”, rezistente ndaj sëmundjeve, e përmirësuar gjenetikisht nga pikëpamja e fuqisë, atraktivitetit dhe koeficientit të inteligjencës.
Një e ardhme me super të pasur, të shëndetshëm dhe të bukur
Pavarësisht spekulimeve dhe fantashkencës, fakti është që shëndeti dhe pasuria kanë qenë të “lidhur” me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë. Të pasurit jetojnë më gjatë, kanë një jetë më të shëndetshme në krahasim me ata të vendeve më të varfra, kjo falë ushqyerjes më të mirë, si dhe medikamenteve e shërbimeve higjieno-sanitare. Me kalimin e viteve, progresi shkencor në fushën e gjenomisë dhe të terapisë së qelizave burimore kanë lejuar të imagjinohet një e ardhme ku super të pasurit mund të blejnë rininë e përjetshme dhe bukurinë, përveçse do të jetojnë pothuajse përherë të shëndetshëm.
Qeliza “të ngrira”
Gjatë këtyre ditëve, një shoqëri e teknologjisë së bioinxhinjerisë franceze, “Cellectis”, ka vendosur të fillojë një program në Britaninë e Madhe, në bazë të të cilit do të merret dhe do të ngrihet një kampion qelizash të lëkurës, duke e transformuar atë në një strukturë të veçantë, me induksionin e qelizave burimore, me veti (pothuajse magjike) rigjenerimi. Në të ardhmen, mjekët do të jenë në gjendje të marrin disa nga këto qeliza dhe t’i përdorin për të zëvendësuar ato të dëmtuarat nga koha.
Një ndërhyrje prej 45.000 eurosh
Kostoja për të marrë “shërbimin” e sipërpërmendur është shumë e lartë, rreth 45.000 euro. Kështu që shoqëria parashikon që vetëm të pasurit do të mund ta përfitojnë këtë shërbim.
Qelizat burimore: investim masiv për organet e ngrirjes
Qelizat burimore mund të zhvillohen në çdo lloj indi çka do të thotë që një pacient i prekur nga shenjat e para të sëmundjes Alzheimer mund të trajtohet me një injeksion indi të shëndetshëm për të zëvendësuar qelizat senile të trurit të dëmtuar. Në sajë të këtyre qelizave të ngrira është e mundur që të rriten organe të tjera si zemra dhe veshkat. Shkenca është duke ecur në këtë rrugë për një kohë të gjatë dhe disa kompani amerikane kanë investuar shuma të mëdha parash në projekte të ngrirjes dhe rrjedhimisht magazinimit të qelizave me synimin që ato të përdohen më vonë nga njerëzit.
Qelizat burimore dhe embrionet, fetë kundër
Projekti “Cellectis” ka kosto marramendëse dhe do të përdoret në fushën e kërkimit mbi qelizat burimore. Më herët, shpresa më e mirë për të marrë qeliza burimore ka qenë ajo për t’i mbledhur nga embrionet. Gjithsesi, ky proces kërkon kohë dhe është i mbushur me probleme etike. Shumë fe, përfshirë edhe atë katolike, e kundërshtojnë vazhdimisht këtë kërkim.

Monday, October 21, 2013

Shkaqet e krijimt te gureve ne veshka dhe parandalimi


Guret e shfaqur ne veshka jane lende kristalore te patretshme te krijuara nga disa lende te gjendura ne urine. Madhesia e tyre ndryshon, shkaktojne dhimbje dhe nxisin infeksione.

Shkaqet e krijimit te gureve ne veshka mund t`i rradhisim si me poshte:
1. Semundjet e veshkeve
2. Hedhja jashte me urinen e nje sasie te madhe kriperash kalciumi
3. Niveli i larte kalciumit ne gjak
4. Faktoret gjenetik
5. Semundjet e stomakut dhe zorreve
6. Konsumimi i tepert i mishit
7. Konsumimi i tepert i karbohidrateve te rafinuara
8. Moskonsumimi i mjaftueshem i ujit
9. Ushqyerja me shume kripe
10. Ushqyerja pa fibra

Per te parandaluar krijimin e gureve ne veshka:
1. Ushqehuni cdo vakt me produkte te pasura me fibra
2. Minimizoni sasine e proteinave te marre
3. Qendroni larg sheqerit dhe ushqimeve me shume sheqer, do te ishte mire te qendroni larg dhe frutave me indeks te larte glicemik
4. Mos pini me shume se 2 gota qumesht ne dite
5. Pini te pakten 2.5 litra uje ne dite
6. Ndaloni perdorimin e alkoolit
7. Perdorni pak kripe ne ushqim dhe qenderoni larg turshive, sallamit apo ushqimeve te kripura
8. Perpiquni te mos kunsumoni shume fast food, ushqime te skuqura dhe brumera
9. Nese niveli i oksalatiti ne urine eshte i larte atehere qendroni larg cokollates, cajit te zi, kafese, panxharit, spinaqit, bishtajes, kikirkut, bajames dhe lajthise
10. Pakesoni konsumimin e pijeve acidike
11. Dobesohuni nese jeni mbipeshe

Ja si të “pastroni” mushkëritë për tri ditë



Shumë persona e jetojnë jetën e tyre me mushkëri të shëndetshme, por më pas ata “pengohen” nga problemet e frymëmarrjes. Ndërsa ka edhe të tjerë duhanpirës mbi 45 vjeç dhe nuk kanë asnjë shqetësim. Nuk ka asnjë mister se sa një dietë prej tri ditësh, e cila mund të pastrojë mushkëritë tuaja kur ato kanë nevojë. 

Ja disa hapa që duhet të ndiqni:
Para së gjithash shmangni çdo lloj ushqimi me origjinë shtazore përpara se të filloni pastrimin për të paktën dy ditë. Produktet me origjinë shtazore mund të ndërhyjnë në procesin e detoksifikimit, duke qenë se ato asimilohen nga trupi shumë ngadalë. Trupi ka nevojë të lirohet nga toksinat e krijuara edhe nga ushqimet me origjinë shtazore shumë më përpara se të fillojë të pastrojë mushkëritë.

1) Pini një filxhan çaj laksativ bimor përpara se të shkoni për të fjetur ditën e parë të dietës suaj. Kjo liron zorrët tuaj nga toksinat që mund të lindin në rast të kapsllëkut. Mushkëritë nuk duhet të mbingarkohen, për shkak të ndonjë pengese në çdo pjesë të trupit gjatë fazës së pastrimit.
2) Shtrydhni dy limona dhe shtojeni lëngun e tyre në 300 ml ujë. Këtë përzierje duhet ta pini para ngrënies së mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë të tresni ushqimet për të rigjeneruar mushkëritë.
3) Pini 300 ml lëng qitroje pasdite. Nëse nuk ju pëlqen era e lëngut, mund ta holloni atë në një shishe me ujë ose zëvendësojeni me lëng ananasi. Këto lëngje përmbajnë antioksidantë natyralë që mund t’ju ndihmojnë për një sistem të shëndetshëm të frymëmarrjes.
4) Pini 300 ml lëng të pastër karote midis mëngjesit dhe drekës.
5) Ju duhet të pini 400 ml lëng frutash të pasura në kalium kur të darkoni. Kaliumi është një substancë e fuqishme që vepron si një tonik në pastrim, por nëse merret në formë të lëngshme. Ju mund të shtrydhni karota, selino, spinaq dhe majdanoz. Ky lëng jo vetëm është i mirë, por ai do të ndryshojë jetën tuaj.
6) Pini 400 ml lëng boronice përpara se të shkoni për të fjetur. Kjo ndihmon për të luftuar bakteret, të cilat gjenden në mushkëri dhe mund të shkaktojnë infeksione. Boronica është një antioksidant i fuqishëm.
7) Kurojeni trupin tuaj dhe bëni ushtrime fizike.
Bëni një banjë të nxehtë prej 20 minutash çdo ditë. Është e rëndësishme, sepse ajo i lejon trupit të nxjerrë toksinat nëpërmjet lëkurës dhe djersitjes.
9) Një herë në ditë bëni një ecje të shpejtë. Ecja u sjell shëndet të mirë mushkërive. Kur ecni përqendrojeni vëmendjen tuaj te një frymëmarrje të lehtë dhe të plotë. Do t’ju qetësojë.
10 ) Bëni “avull”. Hidhni në një enë me ujë të nxehtë 5 ose 10 pika vaj esencial eukalipti dhe merrni frymë me një peshqir në kokë derisa uji të ftohet. Vetitë e mira të vajit të eukaliptit do t’i çlirojnë mushkëritë nga myku.

Ndërkohe mund të jenë disa gjëra nga këto që nuk mund t’i përmbushni apo nuk mund t’i bëni në këtë dietë prej tri ditësh. Nëse do të ishte ky rasti, atëherë të paktën mund të pini lëngun e karotave ose atë të boronicës dhe ecni për një javë.

Ka gjithashtu tri shtylla themelore:
- mos pini duhan;
- mos pini kafe;
- këshillohuni te mjeku juaj.

10 Ushqime te shendetshme per trurin



1. Cokollata
Prezenca e shtuar e kakaos ne permbajtjen e cokollates, e cila eshte shume e njohur per efektet e medha antioksidante, te cilat i detyrohen me se shumti elementit flavonol, ndihmojne ne permiresimin e qarkullimit te gjakut ne tru. Kete element me shume e gjejme tek cokollata e zeze.

2. Peshku
Peshku eshte nje ushqim i bekuar per te gjithe organizmin, por ne vecanti edhe per trurin.

3. Zarzavatet
Te gjitha llojet e tyre, pasi jane te pasura ne vitamina B6 dhe B12. Zarzavatet jane shume te rekomandueshme si per moshat e reja ashtu edhe per te rriturit.

Arrat, geshtenjat dhe ne pergjithesi te gjitha llojet e farerave.
Ndikimi i tyre ne shendetin e trurit, i detyrohet prezences se antioksidanteve Omega3 dhe Omega6, por edhe magnesiumit dhe tiamines, te cilat njihen per funksionet e tyre kurative.

5. Frutat
Ketu futen te gjitha llojet e frutave, por me te rendesishmet jane manat dhe manaferra blu, por edhe rrushi i zi. Te gjitha keto, ne raport me trurin jane konsideruar edhe si super fruta.

6. Curry
Kjo eshte nje perzierje me origjine indiane, ne perberje te te cilit jane piperi i zi, kanella, speci djeges, dhe disa bime te tjera, te cilat pervecse ndikojne ne shendetin e trurit, njihen edhe si elemente kurues ndaj diabetit, dhe semundjeve te sistemit kardiovaskular.

7. Vezet
Sa me shume avancon mosha, aq me shume truri sikurse edhe i gjithe trupi fillon te pesoje nje fare atrofizim senil( qe lidhet me moshen), por nese shume nga ne kujdesen qe kete gje ta shtyjne sa me shume kur behet fjale per trupin, pak kujtohen se kjo gje duhet bere edhe me trurin. Vezet per shkak te permbajtjes se larte te vitamines B12, dhe lecitines, ndikon shume ne kufizimin e ketij atrofizimi. Gjithashtu edhe kolina , e cila eshte ne perberje te kolesterolit, luan nje rol te rendesishem ne permiresimin e kujteses. Ndaj konsumi i nje deri dy vezeve ne dite, do te ndihmonte shume ne kete drejtim, me teper do te ishte jo e rekomandueshme.

8. Caji
Beni mire qe ta harroni kafene e mengjesit, eshte shume me mire nje filxhan me caj. Caji i zi, por akoma me shume ai jeshil eshte shume i pasur me katekine, e cila eshte nje perberes antioksidant dhe qe ndihmon shume ne mbajtjen ne forme te trurit.
Pra sa meshume caj ne mengjes.

9. Cerealet
Ne kete kategori ushqimesh, perfaqesuesit me ne ze jane gruri, misri, orizi. Keto produkte, pervecse jane shume te keshillueshme ne recetat diededike, jane po kaq te mira edhe ne drejtim te shendetit te trurit. Efekti pozitiv i ketyre ushqimeve i detyrohet permbajtjes se shtuar te acidit folik, vitamines B6, thiamines, te cilat nga ana e tyre ndikojne ne permiresimin e furnizimit te trurit me gjak. Sa me ne moshe jeni, aq me shume te rekomandueshme jane keto.

10. Vongola
Eksperimentet kane treguar se vongolat jane nje ushqim shume i shendetshem per trurin, pavaresisht se ne cmoshe jeni. Vlerat ushqyese i detyrohen permbajtjes se larte me zink, hekur, te cilat kane nje ndikim te madh ne funksionet qe me se shumti lidhen me memorien.


Sunday, October 20, 2013

HURMAT DHE DOBITË SHENDETËSORE



Hurma është një pemë e viseve të ngrohta arabe ndërsa në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët.

Në mjekësinë tradicionale arabe e kineze, hurmat janë përdorur për të trajtuar probleme të tilla siç ishin astma, infeksionet e mushkërive, hemorroidet, diarre dhe shumë të tjerë. Hurmat janë shumë të pasura për nga ndërtimi i tyre i brendshëm. Ato i tejkalojnë frutat e tjera për nga shumëllojshmëria e përbërjes.

Ato përmbajnë sheqer, proteina, yndyrë, kalcium, sulfur, hekur, kalium, fosfor, mangan, bakër, magnezium dhe vitamina te rendesishme(hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës A dhe C).
Me fjalë të tjera, një hurmë është minimumi i një diete të shëndoshë.

Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina. Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti.

Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore në përmbajtje të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Kjo pemë mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia.

Për shkak të përmbajtjes së lartë të jodit, konsumi i rregullt i kësaj frute ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti. Hurmat janë të pasura me kalcium dhe për këtë ndihmojnë në formimin e eshtrave.
Ato janë gjithashtu të rëndësishme në mbajtjen e shëndetit të syve.
Mjekësia moderne ka treguar se ato janë mbrojtës nga kanceri abdominal.

Shkenca ka vërtetuar efektshmërinë e hurmës si mbrojtës nga sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes dhe institutet bashkëkohore për dietë rekomandojnë që fëmijët të cilët ankojnë nga nervoziteti natyror apo hiperaktiviteti të konsumojne hurma.

Eksperimentet tregojnë se hurmat jane te dobishme per grate shatzëna, pasi përmbajnë stimulues që fuqizojnë muskujt e uterusit në muajin e fundit të shtatzanisë.
Kjo ndihmon në dilatacionin (zgjerimin) e uteruesit dhe në të njëjtën kohë zvogëlon gjakderdhjen pas një lindjeje në tjetrën.

Dietikët konsiderojnë se hurmat janë ushqimi më i mirë për lehonat dhe ato që janë duke u dhënë gji fëmijëve.
Kjo sepse, hurmat përmbajnë elemente që asistojnë në lehtësimin e depresionit te nënat dhe pasurojnë qumështin e nënës me të gjitha elementet e nevojshme për t’a bërë fëmijën të shëndoshë dhe rezistent ndaj sëmundjeve.

Farat e hurmës kanë gjetur përdorime në dhimbjet shumë të forta të barkut. Për këtë këshillohet: Merren 20-30 gram fara dhe pasi shtypen e shtrydhen, lëngu i përfituar zihet për 20-30 sekonda dhe pihet i ngrohtë.

Sigurisht, për t’i gëzuar të gjitha të mirat shëndetësore të hurmës është e rekomandueshme që të konsumoni fruta të freskëta.

Përzgjodhi dhe përshati : Dr. Rexhep Etemi

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE, te perfitojne edhe miqte tuaj. Faleminderit 

Vetite dhe vlerat e hudhres


Hudhra mund të shkaktojë erë të keqe të gojës, por ajo është një antibiotik natyral shumë i efektshëm. Madje, ekspertët thonë se një miligramë hudhër është e barasvlershme 15 njësi ndërkombëtare penicilinë.
Kjo bimë paraqet një mjet natyral për të arritur imunitetin optimal dhe mbrojtjen kundër infektimeve. Në thelpinjtë e hudhrës janë gjetur mbi 200 përbërës, përfshirë edhe mbi 70 komponente me përmbaje sulfuri; pastaj vitaminat A, B1 dhe C, kalcium, bakër, hekur, magnez, fosfor, selen dhe zink.

Hudhra është e pasur edhe me antioksidues të grupit të flavonoideve, përfshirë antocianinet, dhe 8 aminoacide esenciale dhe 9 aminoacide jo-esenciale.

Përbërësi kryesor i hudhrës është antibiotiku me emrin allicinë. Allicina ka një fuqi antibakteriale ekuivalente me atë të 15 njësive ndërkombëtare të penicilinës. Ajo është efektive gjithashtu edhe kundër infektime të kërpudhave, duke përfshirë kandidazat, që janë shkaktaret më të shpeshta të vaginitisit.

Hudhra shpesh konsiderohet si antimikrobik më i fuqishëm se penicilina, ampicilina, doksiciklina, streptomicina dhe cefaleksina, disa nga ilaçet antibiotike më të përdorura për trajtimin e infeksioneve të ndryshme. Kjo veçanërisht për faktin se hudhra vret jo vetëm bakteret, por dhe viruset

10 VETITE DHE VLERAT E BAJAMES



1. Ne lidhje me zemren 
Bajamet rrisin HDL, kolesterolin e mirë, dhe mbajne ne nivele të ulët LDL
kolesterolin e keq. Si rezultat, rreziku i sëmundjeve të zemrës është ulur
Vetëm duke ngrënë një grusht bajame çdo ditë.

2. Ndihmon ne humbje peshe
Edhe pse bajamet kane nivele te larta yndyre ata ndihmojne per te humbur peshe.
Bajamet përmbajë yndyra te ngopura te cilat bejne te ndiheni te ngopur shpejt e ne kete menyre te ndaloni mbingrenien.
Per kete nuk duhet te kalohet masa nje grusht ose 12 kokrra.

3. Ushqimi i trurit
Bajamet shume mire kontribuojnë në zhvillimin e trurit. Ato përmbajë riboflavin e cila vendoset nga një reaksion zinxhirqë të çon në kujtesë të mirë. Në fakt, disa e konsiderojnë si një ushqim i domosdoshem për fëmijët në rritje.

4/ Kujdesi i lekures
Bajamet janë të pasura me vitaminë E. Vitamina E është një antioksidant që lufton radikalet e lira, parandalon dëmtimin e indeve të trupit dhe e mban lëkurën elastike nga dëmtimi. Kjo është arsyeja pse vaj dhe qumeshti i bajameve jane nga perberesit kyesore ne prodhimet e kremarave te lekures.
Produktet e bajames mbrojne lëkurën nga plakja, dielli, dhe kanceri i lëkurës.

5. Mban ulur presionin e gjakut
Bajamet kane shume kalium dhe shumë pak sodium. Ky është një kombinim i përsosur kur është fjala për të kontrolluar tensionin e gjakut. Kaliumi ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut ndërsa me përmbajtjen shumë të ulët te natriumit bajamja eshte ideale si ushqim.

6 Ndalon kancerin e zorres se trashe dhe kapsllekun.
Bajamet janë të pasura me fibra. Fibrat e bajames ndihmojne në rregullimin e brendshem dhe pastrojne traktin e tretjes. Si rezultat, bajamet ndihmojne trupin tonë per të luftuar kancerin e zorrës së trashë.

7. Bajamet ne shtatzani
Bajamet përmbajnë acid folik. Acidi folik është thelbësor per mbajtjen e foshnjave në barkun e nënës ne menyre te shëndetshme duke parandaluar defekte të tilla si problemet me zemrën, defekte të trurit dhe shumë më tepër.

8 Perforcues te energjise
Bajamet përmbajë mangan, bakër dhe riboflavin që i bëjnë ato perforecues te energjisë. Kur te ndiheni te lodhur hani nje grusht bajame me mire sesa te konsumoni psh pike energjike..

9 Ideale për diabetikët
Bajamet kane shume proteina dhe kanë zero karbohidrate. Ato jane ideale për diabetikët
dhe kushdo që ka probleme me nivelet e sheqerit në gjak.

10 Mjekësia tradicionale kineze përdor bajamet si tonik për të lehtësuar spazmat, ënjtjet, zemrën dhe muskujt.

Manaferrat përmirësojnë shikimin


Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që mund të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet Çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit 

Tuesday, October 15, 2013

Disa nga vetite dhe vlerat e domates



Pervec se eshte shume e perdorshme, ekonomike, dhe e shijshme, domatja, fale likopenit, ketij antioksidanti te fuqishem, ndihmon ne parandalimin e problemeve kardiovaskulare, si dhe tumoreve dhe osteoprozes.

Nje studim i botuar kohet e fundit edhe ne "American Journal of Lifestyle Medicine", konsumi i rregullt i domates, redukton rrezikun e semundjeve te mesiperme.

Efekte qe permendem, ne radhe te pare i detyrohen prezences ne te te antioksidantit likopen, i cili ndryshe nga shume perberes te tjere, gjithashtu te rendesishem ne permbajtje te frutave dhe zarzavate, eshte ne gjendj te ruaje funksionet e saj edhe pasi i eshte nenshtuar perpunimit termik, domethene edhe pasi ato te jene gatuar.

Pervec kesaj, domataja ka edhe vlera antimikrobike dhe antinflamatore. Per kete arsye, edhe ne guiden ushqimore te botuar ne SHBA, domatetet jane kategorizuar ne grupin e zarzavateve, te cilat rekomandohet qe te konsumohen cdo dite dhe ne menyre te bollshme.

Nese ky informacion ishte i dobishem per ju, te lutem SHPERNDAJE. Faleminderit